KORDIQ: GATI PËR TË ZBATUAR METODOLOGJINË E RE

Përmirësimi i strukturës negociuese është në fazën përfundimtare dhe është i gatshëm të zbatojë metodologjinë e re të negociatave me BE dhe të përmbushë të gjitha detyrimet nga agjenda evropiane kërkuese, me qëllim të përgatitjes cilësore të shoqërisë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, u theksua në takimin koordinues të kryenegociatores, Zorka Kordiq, me drejtuesit e të gjitha grupeve të punës për 33 kapituj të negociatave. Takimi u zhvillua përmes një platforme virtuale, në pritje të zbatimit të një metodologjie të re për negociatat me BE, e cila, sipas njoftimeve, duhet të bihet dakord në Konferencën Politike Ndërqeveritare midis Malit të Zi dhe BE, në fund të qershorit 2021. Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, në takim u shkëmbyen mendime në lidhje me elementët më të rëndësishëm të Metodologjisë së Re dhe ndikimin e zbatimit të saj në dinamikën e procesit, si dhe në përmirësimin dhe parimet e strukturës negociuese.

SHARE