ABAZOVIQ: ULQINI DHE MALI I ZI PO FITOJNË NJË BETEJË JASHTËZAKONISHT TË VËSHTIRË

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhuroi fletë falënderimi për Qendrën Shëndetësore dhe Shërbimin e Urgjencës në Ulqin për kontributin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen dhe forcimin e sistemit shëndetësor malazes, veçanërisht në rrethanat sfiduese të pandemisë së koronavirusit. “Në emër të Qeverisë, ai dhuroi fletë falënderimi për Qendrën Shëndetësore dhe Shërbimin e Urgjencës në Ulqin për kontributin e rëndësishëm në ruajtjen dhe forcimin e sistemit shëndetësor të Malit të Zi, veçanërisht në rrethanat sfiduese të pandemisë së virusit COVID-19, si dhe Aksit Murati për kontribut të rëndësishëm shoqëror dhe mbështetje vetëmohuese gjatë krizës së koronavirusit,” thuhet në deklaratë. Abazoviq tha se Ulqini dhe Mali i Zi po fitojnë një betejë jashtëzakonisht të vështirë. Ai iu referua periudhës së mundimshme që ka kaluar sistemi shëndetësor malazes. “Abazoviq rikujtoi një moment veçanërisht të vështirë kur, së bashku me Ministren e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, u përpoqën të siguronin vaksina për Malin e Zi përmes adresave ndërkombëtare,” përfundoi deklarata.

SHARE