GJUKANOVIQ DHE OSMANI BISEDUAN NË TELEFON PËR SAMITIN E BRDO-BRIJUNIT

Presidenti i Mali të Zi, Millo Gjukanoviq ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Nëpërmes një postimi në rrjetin social twitter, Gjukanoviq ka thënë të kenë biseduar rreth përgatitjeve të samitit të Brdo-Brijunit. Presidenti Gjukanoviq ka thënë se kanë pasur një bisedë shumë të mirë më presidenten Vjosa Osmani – Sadriu. “Bisedë telefonike shumë informuese me Presidenten @VjosaOsmaniPRKS, në përgatitjen e Samitit Brdo-Brijunit. Mali i Zi dhe Kosova ndajnë një dëshirë për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitetin e rajonit dhe vizionin e përbashkët Evropian, në të mirë të qytetarëve në të dy vendet tona. Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo”, ka shkruar Gjukanoviq.

SHARE