KE PRET NJË KONFERENCË PËR MALIN E ZI SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR

Komisioni Evropian (KE) pret që konferenca ndërqeveritare e pranimit për Malin e Zi dhe Serbinë, e cila do të diskutojë zbatimin e metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, do të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, tha zëdhënësja e KE Ana Pisonero Hernandez. “Ne shpresojmë që konferencat ndërqeveritare të jenë në gjendje të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur me Malin e Zi dhe Serbinë, por i takon presidencës me rotacion të Këshillit të BE t’i mbledhë ata,” tha Pisonero Hernandez. Këshilli i BE aktualisht kryesohet nga Portugalia.

SHARE