NË FUNDJAVË DO TË MBËRRIJNË DOZAT KINEZE SINOFARM

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, njoftoi se pak më shumë se 200,000 doza të vaksinave kineze Sinofarm do të mbërrijnë në Malin e Zi më 1 maj. Ajo njoftoi se ora policore midis të shtunës dhe të dielës nuk do të jetë i vlefshëm këtë fundjavë, por do të vazhdojë të jetë i vlefshëm për të gjitha ditët në vijim. Ndalimi i trafikut ndërqytetas mbetet ende në fuqi. Boroviniq Bojoviq tha se 23 nga 24 komuna kanë më pak se 800 raste aktive për 100,000 banorë. “Në Plevle dhe Shavnik, është e lejuar ndjekja e mësimit në shkolla dhe kopshte. Puna e lojërave të fëmijëve lejohen nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 20.00, dyqanet nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 22.00 dhe kazinot nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 20.00 të mbrëmjes. Objektet e hotelierisë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 23.00 në kapacitet të plotë me muzikë të drejtpërdrejtë nga ora 18.00 deri në ora 21.00,” tha Boroviniq-Bojoviq. Sa i përket kufijve, ministrja tha se ato mbeten të hapura për shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës. “Të gjithë të tjerët hyjnë në Malin e Zi ose me një test negativ PCR, një test pozitiv IGG ose me një certifikatë vaksinimi,” tha ajo.”Kur bëhet fjalë për vaksinimin masiv, ne presim që ajo të fillojë të martën, 4 maj. Pastaj të gjitha 140 pikat në Mal të Zi duhet të fillojnë imunizimin masiv me vaksinën kineze, dhe rivaksinimi me AstraZeneca vazhdon. Sa i përket kontingjentit të ri AstraZeneca, do të mbërrijnë ka fundit i prillit, ose java e parë e majit,” vuri në dukje ministrja.

SHARE