INSTITUTI: 8 VIKTIMA, 119 RASTE TË REJA

Tetë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Malin e Zi që nga rezultatet e fundit ndërsa janë regjistruar 119 raste pozitive të reja, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Tetë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Podgorica (4), Bijello Pole (2), Nikshiqi (1) dhe Ulqini (1). Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 147 pacientëve.  Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 2,554.

SHARE