BRAJOVIQ PËRPARA DEPUTETËVE TË 178 VENDEVE TË BASHKIMIT NDËRPARLAMENTAR

Në Parlamentin e Bashkimit Ndëprarlamentar, do të jetë një mundësi për takime midis kreut të Kuvendit Malazez Ivan Brajoviq dhe delegacionit të tij me disa zyrtarë ndërkombëtarë.

Brajoviq gjithashtu  do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit Zviceran Domenik de Buan.

Kujtojmë se, Bashkimi Ndërparlamentar, është një organizatë globale me seli në Gjenevë, e themeluar në vitin 1889 dhe përmban 178 parlamente kombëtare. Aktivitetet e Bashkimit Ndërparlamentar ishin të rëndësishme, ndër të tjera, për themelimin e Tribunalit të Arbitrazhit në Hagë në vitin 1889, pastaj krijimin e Lidhjes së Kombeve në vitin 1919 dhe Kombeve të Bashkuara në vitin 1945.

SHARE