VERIFIKOHEN MANDATET E KËSHILLTARËVE NË KUVENDIN KOMUNAL TË ULQINIT

Sot u mbajt mbledhja konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën u bë verifikimi i mandateve të këshilltarëve.

Kryetari i Komisionit komunal zgjedhor në Ulqin, Pjeter Lulgjuraj, para opinionit publik prezantoi rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 4 shkurt në këtë komunë.

Seancën e udhëhoqi këshilltari më i vjetër nga radhët e Social Demokratëve Selim Resulbegoviq, i cili theksoi se lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Uliqnit nuk kishte ndonjë propozim me shkrim.

Sipas të gjitha gjasave zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Ulqinit, do të bëhet, pasiqë të bëhet dakordimi për koalicione pasgjedhore, gjegjësisht pas zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 15 prill.

Rikujtojmë se Kuvendit Komunal i Ulqinit përbëhet nga: Forca e Re Demokratike me 8 mandate, Koalicioni “Zgjohu Ulqin”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Lidhja Demokratike me 7 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me 3 mandate , Partia Demokratike e Socialistëve me 8 mandate, Social Demokratët me 3 mandate, Lëvizja Qytetare Ura me 2 mandate dhe Partia Social Demokratike dhe Partia Boshnjake me nga 1 mandat.

SHARE