INSTITUCIONET ARSIMORE DO TË PUNOJNË NË 15 KOMUNA, GJYSMË-MATURANTËT DHE MATURANTËT NË TË GJITHA KOMUNAT NË SHKOLLË

Institucionet arsimore do të punojnë në 15 komuna, gjysmë-maturantët dhe maturantët në të gjitha komunat në Mal të Zi, do të zhvillojnë mësimin në shkollë. Institucionet arsimore publike dhe private në komunat Plav, Guci, Petnjicë, Herceg Novi, Zhablak, Tivat, Kotorr, Plluzhine, Budva, Tuz, Rozhaj, Tivar, Ulqin, Bijelol Polje dhe Cetijë do të punojnë rregullisht në javët e ardhshme, nga 12 deri me 16 Prill. Në komunat e tjera në Malin e Zi (Danillovgrad, Mojkovc, Podgoricë, Shavnik, Plevle, Andrijeviëa, Kollashin, Nikshiq dhe Berane), institucionet parashkollore publike dhe private nuk do të funksionojnë, ndërsa shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojnë të zbatojnë mësimin në distancë, me përjashtim të nxënësve të klasave të nënta të shkollës fillore dhe vitit të katërt të shkollës së mesme dhe shkollave profesionale, të cilët do të ndjekin mësimin në shkollë. Ky vendim u mor me qëllim që të ofrojë mbështetje shtesë për gjysëm-maturantët dhe maturantët, duke marrë parasysh se provimi ekstern i nxënësve në fund të ciklit të tretë të shkollës fillore do të bëhet më 13, 14 dhe 15 Prill 2021, ndërsa dhënia e provimeve profesionale dhe të diplomimit do të bëhet nga 24 Prill deri më 9 Qershor 2021.

SHARE