BE: NE DËNOJMË ÇDO MOHIM DHE RELATIVIZIM TË GJENOCIDIT

Bashkimi Evropian (BE) është i njohur me nismën për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë Vladimir Leposavic, njoftoi Komisioni Evropian. Brukseli kujton se BE hedh poshtë dhe dënon çdo mohim, relativizim ose keqinterpretim të gjenocidit në Srebrenica. “Respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore të BE dhe si të tilla janë elementët kryesorë të procesit të pranimit në BE, të cilët përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave të pranimit të Malit të Zi në BE,” përfundoi Komisioni Evropian.

SHARE