ABAZOVIQ: NË SREBRENICË KA NDODHUR GJENOCID

Ata që nuk e kuptojnë që gjenocidi ndodhi në Srebrenicë, nuk kanë vend në funksionet e shtetit, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Qeveria respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Nuk ka asnjë diskutim në lidhje me këtë temë. Kush nuk e kupton këtë, nuk ka vend në funksionet shtetërore,” tha Abazoviq. Ai bëri thirrje që ne të drejtohemi kah e ardhmja, sepse kemi shumë punë për të bërë.

SHARE