TË HËNËN NË ULQIN FILLON VAKCINIMI I QYTETARËVE

Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në ambulancën në Katërkollë vaksinimi do të fillojë të hënën, më 22 mars, theksoi drejtoresha e këtij institucioni Dr. Sadije Hollaj. Ajo tha se prioritet janë personat e moshës mbi 80 vjeçare dhe shtoi se ekzistojnë 450 doza të vaksinës Sinofarm. Siç theksoi, pacientët do të njoftohen me terminin se kur do të vaksinohen.

SHARE