SHTYHEN SEANCA E JASHTËZAKONSHME MBI NDRYSHIMET PROKURORIALE

Seanca e jashtëzakonshme e planifikuar për më 18 Shkurt, në të cilen supozohej të diskutohej mbi ndryshimet në ligjet e prokurorit, nuk do të zhvillohet sepse deputetët e Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore, LQ URA dhe Të drejtat e Malit të Zi hoqën dorë nga kërkesa për mbajtjen e saj. Në një letër drejtuar kryetarit të parlamentit, Aleksa Beçiq, ata theksuan se ligjet e propozuara mbeten në procedurën parlamentare dhe nuk duhet të tërhiqen, por që shqyrtimi i tyre, për shkak të konsultimeve me partnerët evropianë, duhet të shtyhet brenda një kohe të arsyeshme. Si arsye për heqjen dorë, ata deklarojnë kërkesën e Qeverisë për të shtyrë shqyrtimin e ligjeve të propozuara në mënyrë që Qeveria, e cila ndjek politikën e brendshme dhe të jashtme sipas Kushtetutës, të jetë në gjendje të mbajë konsultat e nevojshme me partnerët evropianë në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe pranimin e Malit të Zi dhe BE, si dhe detyrime të tjera nga agjenda evropiane, me qëllim që të mos rrezikohet rruga evropiane e Malit të Zi, dmth interesat strategjikë të shtetit. Deputetët e atyre partive të mazhorancës qeverisëse deklarojnë se asnjëri prej tyre nuk ka një dilemë se ndryshimet organizative dhe të personelit në prokurori janë të domosdoshme dhe të pashmangshme, por që reformat duhet të kryhen pas konsultimeve me partnerët evropianë, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara me BE si dhe të detyrimeve të marra përsipër.

SHARE