MALI I ZI DHE KINA TË FORCOJNË BASHKËPUNIMIN EKONOMIK

Rruga që po ndjek Mali i Zi është e njohur dhe Mali i Zi po shkon hap pas hapi drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, me të cilin ne ndajmë vlera të përbashkëta, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai në videon e Samitit të Evropës Qendrore dhe Lindore (17 + 1) tha se Mali i Zi, si një vend i hapur dhe miqësor, dëshiron ta bëjë bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës më praktike dhe të arrijë rezultate konkrete përmes mundësive të ofruara nga mekanizmi 17 + 1 në fushat me interes të përbashkët. Ai kujton se këtë vit Mali i Zi dhe Kina shënojnë 15 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. “Miqësia midis dy vendeve tona po përmirësohet vazhdimisht. Bashkëpunimi ynë është forcuar më tej në shumë fusha përmes Mekanizmit 17 + 1, i cili kohët e fundit përfshin luftën kundër Covid-19 dhe viruseve të tjera pandemike,” tha Gjukanoviq. Sipas presidentit, Mali i Zi i është mirënjohës Kinës për dhurimin e ndihmës mjekësore në luftën kundër Covid. “Nga ana tjetër, brenda aftësive të tij, Mali i Zi dhuroi ndihmë për Kinën për të njëjtin qëllim. Edhe një herë, miqësia midis Malit të Zi dhe Kinës, popullit malazez dhe kinez, është më e forta në momentet më të vështira. Unë jam i bindur që ne do të vazhdojmë të krijojmë mundësi me interes të ndërsjellë dhe ne kontribuojmë në forcimin e mirëkuptimit dhe miqësisë,” theksoi Gjukanoviq. Ai thotë se dëshira e Malit të Zi është “të forcojë bashkëpunimin në ekonomi, energji, lidhje transporti dhe turizëm, duke respektuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm”. Duke forcuar bashkëpunimin me institucionet dhe kompanitë kineze, Mali i Zi, thotë Gjukanoviq, dëshiron të rrisë eksportin e produkteve me cilësi të lartë malazeze në tregun kinez.

SHARE