EKSPOZITA “REFLEKTIME MEDITERANE” DO TË MBAHET TË HËNËN NË QKI “MALËSIA” – TUZ

Sekretariati për vetëqeverisje lokale i komunës së Tuzit, për të gjithë adhuruesit e artit, organizon aktivitetin e radhës, ekspozitën e artistëve nga Ulqini të titulluar – “Reflektime Mediterane”. Artistët pjesëmarrës të kësaj ekspozite janë: Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Mersiha R Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu.  Hapja e ekspozitës do të bëhet ditën e hënë, më 08.02.2021, në orën 18:00, në ambientet e QKI “Malësia” në Tuz. Poashtu ekspozita do vazhdojë të jetë e hapur gjatë gjithë javës, konkretisht, deri më 16.02.2021 nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

SHARE