PËRFAQËSUESIT E KËSHILLAVE KOMBËTARË TAKIM ME KRIVOQAPIQ DHE LEPOSAVIQ

Sot Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe Ministrin e Drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe pakicave Vlladimir Leposaviq. Gjatë takimit kryeministi Krivokapiq dhe ministri Leposaviq janë njoftuar me situatën e KKSH-së, me aktivitetet e deritashme, duke theksuar vështirësitë dhe problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi, duke filluar nga përfaqësim jo proporcional në organet shtetërore, çështjet e arsimit në gjuhën shqipe, nevoja për investime dhe zhvillim në trevat e banuara nga shqiptarët, nevoja për decentralizimin e pushtetit, në veçanti kur është fjala për planifikimin hapsinor, etj. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar mbi problematikat me të cilat ballafaqohen Këshillat Kombëtare siç janë: kuadri ligjor dhe zbatimi, situata financiare për funksionim dhe zhvillimin e projekteve të mirëfillta, funksionimin i Fondit për pakica etj. Kryeministri Krivokapiq dhe ministri Leposaviq janë zotuar se kjo qeveri do të punojë në ngritjen e shkallës së respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave në nivelin më të lartë të mundshëm dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare, kurse ministri Leposaviq ka theksuar se ministria do të mbrojë këshillat nga çfarëdo llojë ndikimi, në mënyrë që këshillat të veprojnë lirshëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave nacionale, ndërsa po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve më të cilat ballafaqohen pakicat kombëtare në Mal të Zi.

SHARE