Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë bashkëpunimin, para së gjithash në shkëmbimin e nevojave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar dhe në reformën e legjislacionit zgjedhor, kanë vlerësuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi Mihaillo Trkoski. Abazoviq, siç është kumtuar nga kabineti i tij ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore si dhe rëndësinë e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Trpkoski ka theksuar se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe kjo do të nxisë ndërlidhje më të mira rajonale e që janë parakusht për prosperitetin ekonomikë të rajonit.