REGJISTROHEN EDHE 425 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me koronavirus 3 pacientë e ka humbur jetën dhe janë konfirmuar 425 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Theksohet se laboratorët e këtij instituti, si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagonostifikimin e infektimit me koronavirus deri sot në ora 17 e 30 minuta kanë përfunduar analizat e 1577 mostrave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 prej fillimit të qershorit të vitit të kaluar është 740, kurse prej fillimit të pandemisë 749 persona. Sot është konfirmuar edhe shërimi i 608 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 9048.

SHARE