Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot është pritur në një pritje zyrtare nga lideri i Filipineve, Bongbong Marcos, ku është diskutuar mundësia e hapjes së konsullatës së Filipineve në Mal të Zi.
Siç thanë nga Qeveria, takimi ishte një mundësi që Abazoviq dhe Marcos të bisedojnë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e turizmit, mundësinë e vendosjes së fluturimeve direkte ndërmjet dy vendeve.
Qeveria rikujtoi se Abazoviq ka udhëtuar në Filipine për të bërë tifo për ekipin malazez të basketbollit, i cili do të luajë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fazën e dytë të Kupës së Botës.