KËSHILLI GJYQËSOR VAZHDON NË TË NJËJTËN PËRBËRJE

Qeveria e Malit të Zi, ka propozuar që anëtarët e këshillit gjyqësor të vazhdojnë të kryejnë detyrën e vet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj, në mënyrë që një degë e pushtetit mos të bllokohet.

Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi,  ka miratuar Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët, u kumtua gjatë konferencës për shtyp.

“Në Proces është procedura e zgjedhjes së re të Këshillit Gjyqësor. Nuk është sekrete të thuhet se për shkak të ndryshimit të disponimit të opozitës, nuk kemi shumicë për këtë.  Është propozuar që kryetari  dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre derisa anëtarët e rinj të zgjidhen në mënyrë që një degë e pushtetit mos të bllokohet”, deklaroi zëvendëskryeministrin për sistem politik dhe politikën e brendshme dhe të jashtme, njëkohësisht edhe Ministri i Drejtësisë së MZ, Zoran Pazhin.

Pazhin tha se Këshilli Gjyqësor është organi më i lartë i pushtetit gjyqësor që është kompetent për të siguruar pavarësinë e gjykatave dhe gjyqtarëve.

“E drejta për gjykim të drejtë është e një rëndësie të kushtëzuar për realizimin e pothuajse të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut, prandaj nuk mund të vihet në pyetje,e as të pezullohen, madje as në rrethana të jashtëzakonshme”, deklaroi Pazhin.

 

SHARE