Foto: Shutterstock
Përshkallëzimi i ri i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe kufizimet në transportin përmes Ngushticës së Hormuzit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe derivateve në tregun botëror, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave e Malit të Zi.
Sipas ministrisë, rritja e çmimeve po ndikon edhe në Mal të Zi, i cili varet nga importi i derivateve të naftës.
Çmimi i naftës Brent është rritur në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa në tregun mesdhetar janë shtrenjtuar veçanërisht dizeli dhe derivatet e tjera.
Autoritetet paralajmërojnë se nëse konflikti dhe pengesat në transport vazhdojnë, çmimet e karburanteve mund të rriten edhe në periudhat e ardhshme.
Megjithatë, theksohet se furnizimi i tregut malazez është aktualisht i rregullt dhe nuk ka arsye për shqetësim sa i përket disponueshmërisë së derivateve.










