KOS: RUANI UNITETIN POLITIK PËR TA PËRMBYLLUR RRUGËN DREJT BE-së KËTË VIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi se Mali i Zi po dëshmon se rruga drejt anëtarësimit në BE bëhet më e lehtë kur të gjitha forcat politike veprojnë të bashkuara.

Ajo theksoi se vendi duhet ta ruajë këtë unitet politik për t’i përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti.

Kos përshëndeti zgjedhjen e dy gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese nga deputetët e të gjitha forcave politike, duke theksuar se ky hap forcon sundimin e ligjit dhe përparimin në Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, i cili është kyç për mbylljen e negociatave me BE-në.

Ajo shtoi se ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm i marrëveshjes ndërpartiake të arritur javën e kaluar për ligjet që lidhen me rrugën evropiane të Malit të Zi, duke bërë thirrje që ky bashkëpunim të vazhdojë deri në përfundimin e negociatave të anëtarësimit.

SHARE