GJUKANOVIQ: MALI I ZI ENDE QENDRON FUQISHËM ME UKRAINËN

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Mali i Zi do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm dhe i palëkundur me Ukrainën.

Ai i dërgoi një video-mesazh Samitit për përgjegjësinë e Rusisë për krimet në Ukrainë, i cili po mbahet sot në Kiev.

Ai tha se skenat nga Ukraina shkaktojnë edhe trishtim edhe zemërim.

“U bë një vit që kur bota pa pamjet e tmerrshme të civilëve ukrainas të vrarë, të përdhunuar dhe të plagosur në Buça. Skenat e një masakre të paprecedentë në tokën e Evropës në shekullin e 21-të, përballë së cilës ne heshtim, ende shkaktojnë trishtim dhe zemërim sot”, theksoi Gjukanoviq.

SHARE