BASHKËPUNIMI MES VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR ËSHTË RRUGA DREJT STABILITETIT DHE ANËTARËSIMIT MË TË SHPEJTË NË BE

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore

Bashkëpunimi i hapur dhe i ndershëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe puna e përbashkët për integrimin evropian janë rruga drejt stabilitetit, përparimit ekonomik dhe anëtarësimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian (BE).

Kështu është vlerësuar në takimin e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviq.

Millatoviq deklaroi në rrjetin X se ka folur me Kapetanoviq, i cili zgjodhi Malin e Zi, si udhëheqës në procesin e negociatave të anëtarësimit, për vizitën e tij të parë inauguruese që nga marrja e detyrës së re.

Në takim u konkludua se vetëm bashkëpunimi i hapur dhe i sinqertë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe puna e përbashkët për integrimin evropian janë rruga drejt stabilitetit, progresit ekonomik dhe anëtarësimit më të shpejtë në BE, tha Millatoviq.

SHARE