RRETH 40 RAPORTIME PËR SHKELJE TË PROGRAMIT “EVROPA TANI”

Gjatë janarit, vetëm 123 punëtorë ose 0.06 për qind e të punësuarve në Mal të Zi panë një ndryshim në kontratën e tyre të punës nga me kohë të plotë në kohë të pjesshme, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq. Ai ka theksuar se inspektorët do të kontrollojnë në ato raste. „Duke pasur parasysh mjedisin e përgjithshëm social-ekonomik, gjendjen e trashëguar dhe thellësinë e reformave, zbatimin e një sërë zgjidhjesh të reja ligjore në kuadër të programit “Evropa Tani” po ecën me shumë sukses dhe me dinamikë të planifikuar”, u vlerësua në seancën e dytë të Trupit Koordinues për monitorimin e programit “Evropa Tani”. Është thënë se deri më tani janë pranuar rreth 40 raportime, të cilat njoftojnë për shkelje të mundshme të të drejtave të punëtorëve dhe se organet inspektuese do t’i monitorojnë nga afër këto raste dhe do të forcojnë mbikëqyrjen inspektuese të atyre subjekteve në dhënien e pagave për muajin janar. „Duke shprehur kënaqësinë për zbatimin e deritanishëm të programit “Evropa Tani”, anëtarët e Trupit Koordinues pajtohen se zbatimi i grupit të zgjidhjeve të reja ligjore në kuadër të Programit është shumë i suksesshëm dhe i planifikuar, duke pasur parasysh reformën e përgjithshme të mjedisit socio-ekonomik. . Gjithashtu u theksua se nuk janë regjistruar pengesa të rëndësishme për zbatimin e tij në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

SHARE