Qendra Shëndetësore e Podgoricës njoftoi sot se objektet shëndetësore kujdestare gjatë festave të fundvitit do të jenë: Bllok V, Nova Varosh, Konik, Tuzi dhe Zeta. Qendrat e përmendura shëndetësore do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 21:00. Me kapacitet të plotë do të punojnë edhe qendrat e Covidit të Qendrës Shëndetësore të Podgoricës në Aeroportin e Vjetër (për të rritur) dhe në Tollosh (për fëmijë). “Sa i përket punës së pikave të vaksinimit, qytetarët e Podgoricës do të mund të imunizohen në pikën e vaksinimit Qendra Universitare, e cila do të punojë më 31 dhjetor, 3 janar dhe 6 janar nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe më 8 janar dhe 9 janar do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në 20:00. Pika e vaksinimit në Delta do të jetë e hapur në datat 31 dhjetor, 6 janar dhe 8 janar nga ora 10:00 deri në orën 18:00”, njoftojnë nga Qendra Shëndetësore Podgoricë.