MANDIQ ZGJIDHET KRYETAR I PARLAMENTIT TË MALIT TË ZI

Kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e koalicionit Për të ardhmen e Malit të Zi Andrija Mandiq u zgjodh kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Mandiq u zgjodh në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit nga korriku.

Në votimin e fshehtë, 49 deputetë votuan për zgjedhjen e Mandiqit, ndërsa asnjë votë kundër. Në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Social Demokratëve (SD), Partisë Boshnjake (PB), Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Lëvizjes Qytetare (LQ) URA.

Vendimi i përzgjedhjes u prit me duartrokitje.

Mandiq bëri betimin: “Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me nder, me përgjegjësi dhe ndërgjegje”.

SHARE