MBANI MASKA NË VENDET KU KA TURMA MË TË MËDHA

Qeveria e Malit të Zi, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike, dhe bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të numrit të rasteve të reja dhe treguesve epidemiologjikë, si dhe parametrave krahasues në lidhje me situatën në rajon dhe më gjerë, vendosi që masat e vlefshme kundër koronavirusit do të mbetet në fuqi edhe për 15 ditët e ardhshme, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Për pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, thonë ata, zbatohen të njëjtat masa epidemiologjike, rekomandim i fortë për vendosjen e maskave në vendet ku ka më shumë turma. Ky rekomandim i referohet veçanërisht të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe personave me imunitet të komprometuar. Gjithashtu, siç thonë ata, rekomandohet edhe vaksinimi kundër infeksionit COVID-19, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara të popullsisë.

SHARE