BREGU: PUNËSIMI NË BALLKANIN PERËNDIMOR ËSHTË 60.5 PËR QIND, TË RINJTË PO LARGOHEN

Normat e punësimit në Ballkanin Perëndimor arritën një rekord të lartë prej 60.5 përqind në vitin 2023.

Por edhe pse kjo shifër ngjall optimizëm, duhet pasur kujdes për arsyet që qëndrojnë pas saj, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu në fillim të një videomesazhi me rastin e 1 Majit, Ditës së Punës.

1 Maji u sjell punëtorëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në botë një pushim të merituar nga puna, por gjithashtu kujton betejat e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës, daljen e fuqisë punëtore të kualifikuar, papunësinë afatgjatë dhe punën e paligjshme.

Ajo thekson se dallimet gjinore në numrin e të punësuarve ende ekzistojnë, duke qenë se numri i femrave të punësuara në nivel rajonal është 15 për qind më i ulët se ai i meshkujve.

„Sfida të tilla si papunësia afatgjatë, puna e padeklaruar dhe tendencat shqetësuese të emigrimit dhe daljes së fuqisë punëtore të kualifikuar vazhdojnë,“ tha Bregu.

“Një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit dhe sipas të dhënave të fundit të Barometrit Ballkanik, 71% e të rinjve nga rajoni ynë po mendojnë të largohen nga shtëpia dhe të shkojnë jashtë vendit”, shtoi Bregu.

Ka shumë arsye për largimin gjithnjë e më të shpejtë të qytetarëve nga rajoni ynë: nga një standard më i ulët jetese në krahasim me standardin në vendet e destinacionit, te mbrojtja e dobët sociale dhe niveli i lartë i korrupsionit. Sipas të dhënave nga Barometri Ballkanik, politikat që synojnë mbajtjen e fuqisë punëtore në rajon janë gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e kompanive në Ballkanin Perëndimor pasi regjistrojnë mbështetje rekord prej 70 përqind, që është një rritje prej 24 përqind krahasuar me vitin 2021. Edhe pse 40 për qind e kompanive vendase do të preferonin të punësonin punëtorë nga Ballkani Perëndimor, ato i drejtohen vendeve të treta, duke importuar punëtorë të kualifikuar për të plotësuar pozicionet vakante ndërsa kuota për dhënien e lejeve të punës është më e lartë çdo vit në ekonomitë e rajonit.

„Nisur nga ky informacion shqetësues, lind pyetja se si mund të festohet vitin e ardhshëm Dita e Punës me më shumë të punësuar në rajon dhe më pak jashtë vendit”, përfundoi Bregu.

SHARE