VARHELI DO TË VIZITOJ TË MARTËN MALIN E ZI

Javën tjetër, Komisioneri për Zgjerim dhe FqinjësiOliver Varheli do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor në momentin kur vaksinat e para kundër Covid-19, të cilat u shpërndanë dhe financuan nga Bashkimi Evropian, mbërrijnë në rajon. Vizita në rajon Varheli e fillon të hënën pasdite në Serbi, pastaj të martën ai do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe më pas të mërkurën Shqipërinë dhe Kosovën. “Unë jam duke udhëtuar në Ballkanin Perëndimor për të përcjellë një mesazh të qartë: Na intereson! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe punonjësit e tyre shëndetësorë dhe më të prekshmit. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Ne jemi më të fortë së bashku!,” tha komisioneri Varheli. Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria në 20 Prill, një total prej 651,000 doza të vaksinave BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në intervale javore nga fillimi i majit deri në gusht. Këto vaksina do të ndihmojnë në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, për të siguruar vaksinimin e të gjithë punonjësve mjekësorë në vijën e parë të mbrojtjes kundër virusit dhe disa prej grupeve më të prekshme. Gjatë një turneu në rajon, Varheli do të diskutojë me autoritetet përgjegjës ndaj pandemisë, si dhe mbështetjen e BE.

SHARE