KOMISIONI I VENECISË TË ENJTEN NË PODGORICË

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecisë njoftuan se do të vizitojnë Malin e Zi më 3 Maj.

Ata do të diskutojnë në Podgoricë, me përfaqësuesit e autoriteteve gjyqësore dhe deputetët lidhur me vendim për të parandaluar bllokimin e Këshillit Gjyqësor, mandati i të cilëve  përfundon më 2 Korrik.

Zgjedhja e një Këshilli të ri kërkon dy të tretat e votave të deputetëve në parlament. Kryetarja e Gjykatës së Lartë Vesna Medenica, thotë se beson se ekspertët nga Komisioni do të propozojnë një zgjidhje zhbllokimi, e cila do të jetë e pranueshme dhe e qëndrueshme, raporton RTMZ.

Ajo vuri në dukje se situata në të cilën u gjet Këshilli Gjyqësor tregoi të gjitha të metat në normën kushtetuese ekzistuese.

SHARE