NGA MESNATA TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE ME ÇMIM MË TË ULËT

Nga mesnata në Mal të Zi, të gjitha llojet e derivateve me çmim më të ulët. Eurosuper do të jetë më i lirë 15 centë, dhe Eurodiesel do të jetë më i lirë nëntë cent , thuhet në njoftimin e  Ministrisë së Ekonomisë. Gjatë dy javëve të ardhshme, një litër Eurosuper 98 do të kushtojë 1.03 €, Eurosuper 95 0.99 € dhe Eurodiesel 0.96 € . Vaji djegës do të kushtojë 0.94 € .  “Sipas parashikimeve të Dekretit për metodën e formimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet në 13 Prill, dhe ndoshta vlerat e ndryshuara të produkteve të naftës do të jenë të vlefshme nga 14 Prilli”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë.

SHARE