Bardhi dhe Zuna publikojnë bashkëpunimin “Habibi”

Edhe në këtë periudhë të vitit artistët mbesin të angazhuar në lansimin e projekteve të ndryshme.

Një prej tyre edhe reperi i njohur shqiptar, Bardhi i cili ndonëse viti 2021 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm edhe fillimi i këtij viti e gjen të përkushtuar.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Bardhi ka publikuar një projekt të ri muzikor, i cili është një tjetër bashkëpunim i radhës.

Këtë herë Bardhi ka bashkuar forcat me reperin Zuna, dyshja kanë sjellur këngën me titullin “Habibi”.

Aktualisht ky projekt është publikuar vetëm në “Spotify” ndërsa në ditët në vazhdim pritet të lansohet edhe në platformat tjera.

Ashtu si projektet e tjera të tyre edhe ky padyshim do të mirëpritet nga fansat e shumtë të dyshes.

Kujtojmë që ky duet i Bardhit vjen pas atij me Dardyn “Inat” që solli pak ditë më parë dhe që deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Ndërkohë, përveç kësaj Bardhi është gjithashtu i kërkuar për koncert dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

SHARE