MË SHUMICË VOTASH DEPUTETË MIRATUAN BUXHETI PËR VITIN 2023

Përndryshe mbrëmë më shumicë votash të deputetëve u miratua buxheti për vitin 2023 në shumën prej 2 miliardë e 800 milionë euro. Për buxhetin e vitit të ardhshëm votuan 43 deputetë. Me këtë buxhet parashihet se Mali i Zi në vitin që vjen mund të marrë hua deri në 600 milionë euro, kurse ndërkohë nuk është miratuar llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin e kaluar. Shumica parlamentare miratoi edhe propozimligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për qeverisjen lokale. Me këto amendamente parashihet që nëse komisioni përgjegjës zgjedhor nuk i shpall rezultatet përfundimtare në afatin prej 60 ditësh nga mbajtja e tyre, përbërjes aktuale të parlamentit lokal i ndërpritet mandati. Sipas propozuesit këto ndryshime e arsyetojnë edhe më tepër konvokimin e seancës së kryeqytetit të planifikuar për në fund të këtij viti. Kuvendi i vazhdon edhe sot punimet ku deputetët debatojnë për disa pika të rendit të ditës në mesin e të cilave janë edhe Ligji për tatimin në vlerën shtesë dhe Ligji për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve.

SHARE