EDHE SOT ËSHTË ALARMANTE: 1507 RASTE TË REJA, TRE VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 1,507 raste të reja të infektimit, ka thënë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Galliq vuri në dukje se situata epidemiologjike kërkon kujdes dhe se një rritje prej 81 për qind e personave të rinj të infektuar është regjistruar në dy javët e fundit. “Omicron po përhapet më shpejt se llojet e tjera dhe po kërcënon të bëhet dominues”, tha ai. Pesha e testeve pozitive në raport me numrin total të personave të testuar është 27,3 për qind. Kujdes i veçantë u këshillohet qytetarëve të Tivatit, Kotorrit, Podgoricës dhe Cetinës, sepse përqindja e sëmundjeve në këto komuna është jashtëzakonisht e lartë, tha Galliq. Siç tha ai, në dy javët e fundit numri i të vdekurve është ulur për mbi 24 për qind dhe nga numri i përgjithshëm i të vdekurve të pavaksinuar është mbi 75 për qind. “E gjitha do të thotë që vaksinat mbrojnë përqindjen më të madhe nga pasojat e padëshiruara,” tha Galliq.

SHARE