NGA 1 JANARI, ENERGJIA ELEKTRIKE DO TË RRITET 5.63 PËR QIND

Nga 1 janari rryma do të rritet më 5.63 për qind, njoftoi Agjencia e Rregullatorit për Energji.

Sipas kryetarit të Bordit të Agjencisë, Branisllav Preleviq, fatura për konsumatorët me konsum mesatar të energjisë elektrike në vitin e ardhshëm do të rritet për 1.51 cent.

Ai ka theksuar se përkundër rritjes së çmimit, fatura për energjinë e konsumuar mund të mbetet e njëjtë nëse qytetarët janë racionalë në konsumin e tyre me tarifa gjithnjë e më të ulëta.

SHARE