MONSTAT-i ËSHTË GATI QË TË FILLOJË NESËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Mal të Zi do të fillojë nesër dhe janë siguruar të gjitha kushtet për realizimin e tij, tha drejtori i Drejtorisë së Statistikave (Monstat), Mirosllav Pejoviq, dhe ftoi qytetarët që të marrin pjesë në proces.

Pejoviq, në konferencën për media, tha se Monstat i ka kryer të gjitha aktivitetet për përgatitjen e regjistrimit brenda afateve të parapara.

I pyetur se në çfarë momenti nuk vlejnë rezultatet e regjistrimit, nëse ka bojkot, Pejoviq tha se i vjen keq nëse ka bojkot, sepse janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe i fundit është specifikimi për verifikimin e të dhënave.

“Specifikimin e ka përgatitur Monstat-i, këtë specifikim e kemi përgatitur me kapacitetet tona”, tha Pejoviq dhe shtoi se do ta dërgojë për inspektim në Komisionin Qeveritar, i cili do të formohet në ditët në vijim.

Ai tha se pjesëmarrja e çdo qytetari në regjistrim është e rëndësishme për marrjen e të dhënave të sakta dhe cilësore dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i hapin dyert regjistruesve.

SHARE