Elgit Doda sjell një version të ri të këngës “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës

Këngëtari nga Shqipëria, Elgit Doda, në Ditën e Flamurit ka sjell një version të ri të këngës “Mora Fjalë”.

Projekti, i cili i përket artistes Shkurte Fejza, është përpunuar në mënyrë të veçantë nga 33-vjeçari.

Teksti dhe muzika është punuar nga Naim Gjoshi dhe u publikua nga Fole Publishing.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë ndodhet në YouTube, e që njëherësh erdhi si dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

SHARE