MALI I ZI ËSHTË LIDER NË RAJON NË STABILIZIMIN E AKTIVITETIT EKONOMIK

Vitin e kaluar, pati një rënie të madhe ekonomike, dhe sot, me krenari mund të them se ka shumë rritje ekonomike në Mal të Zi dhe se Mali i Zi është ndër udhëheqësit në rajon kur është fjala për stabilizimin e aktivitetit ekonomik, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq. Ai shtoi se historia e bashkëpunimit rajonal është një histori e zhvillimit ekonomik të secilit prej vendeve në rajon dhe se Mali i Zi është shumë i interesuar që të ketë një rol edhe më të fortë në këtë proces në të ardhmen. Ai është i bindur se bashkëpunimi rajonal është i tanishëm dhe si i tillë është vendimtar në procesin e integrimit evropian, që do të thotë se duhet bërë punë më intensive për të forcuar bashkëpunimin rajonal.

SHARE