RADOJEVIQ: TË PAKTËN EDHE DY VITE TË TJERA TË LUFTIMIT ME KORONAVIRUS

Ish ndihmësdrejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ), Dr. Nemanja Radojeviq, tha se ai ende beson se kemi të paktën edhe dy vjet për të luftuar virusin korona. Ai shkroi në profilin e tij në Facebook se jemi në prag të një vale të re epidemisë dhe kërcënimit të llojit së deltës, dhe se duhet të kihet parasysh se rrethanat tani janë dukshëm të ndryshme nga vetëm gjysmë viti më parë, e lëre më në raport me vitin e kaluar. “Këto rrethana të reja kërkojnë një veprim të ri dhe të ndryshëm. Gjegjësisht, pas peripecive të tilla, vaksinat tani janë gjerësisht të disponueshme dhe imunizimi masiv është aktualisht, me sa duket, përgjigja e vetme e mundshme ndaj epidemisë,” vuri në dukje Radojeviq. Ai shton se, futja e çdo mase kufizuese sot nuk ka kuptim, as një justifikim mjekësor përkatës, për të mos përmendur aspektin psikologjik dhe ekonomik. “Imunizimi i detyrueshëm nuk duhet të merret parasysh, sepse një qasje e tillë bie ndesh me parimet elementare bioetike dhe të drejtat e njeriut,” tha Radojeviq.

SHARE