PAGA MESATARE ËSHTË GATI 800 EURO

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin maj, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 793 euro dhe ishte 0.9 për qind më e lartë se në muajin prill.

Paga mesatare neto në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 11.7 për qind.

Paga mesatare bruto në maj ishte 988 euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në maj në krahasim me prillin shënuan rritje prej 0,5 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej 0,4 për qind”, thuhet në njoftim.

SHARE