MALI I ZI KONTAKTON AUTORITETET E KOSOVËS PËR TË ARRESTUARIN NË GAZIMESTAN

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka thënë se Ambasada në Kosovë ka kontaktuar me autoritetet dhe ka ndërmarrë veprime në drejtim të mbrojtjes së qytetarit malazias, i arrestuar më 28 qershor në Gazimestan. Në Gazimestan, që gjendet rreth 15 kilometra larg Prishtinës rreth 1,000 serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të tjera të rajonit, u mblodhën për të shënuar Vidovdanin. Më herët, Policia e Kosovës njoftoi se gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, një person, shtetas i Malit të Zi, u ndalua nën dyshimin se kishte kryer krimin e shkaktimit të përçarjes dhe intolerancës dhe se të njëjtit, pas intervistimit, i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë. “Të gjitha veprimet që lidhen me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin”, thuhet në njoftimin e policisë. Fronti Demokratik, partia pro-serbe që udhëheq me Qeverinë në Mal të Zi i kërkoi Qeverisë malazeze të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Risto Jovanoviqit.

SHARE