QENDRAT SHËNDETËSORE NË PODGORICË, TUZ DHE ZETË DO TË PUNOJNË GJATË FESTËS SË 13 KORRIKUT

Foto: Ilustrim

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, më 13 dhe 14 korrik, Shtëpia e Shëndetit e Kryeqytetit do të organizojë punën në objektet shëndetësore “Bllok V”, Tuz dhe Zetë, për të siguruar ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore për qytetarët.

Gjatë ditëve të festës do të jenë në funksion mjekët e zgjedhur për të rritur dhe fëmijë, laboratori, si dhe shërbimi i patronazhit.

Mjekët e zgjedhur për të rritur dhe fëmijë në territorin e Podgoricës do të punojnë vetëm në objektin shëndetësor “Bllok V”, në dy ndërrime, nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga 14:00 deri në 21:00.

Në objektin shëndetësor në Tuz, mjeku i zgjedhur për të rritur do të jetë në shërbim nga ora 07:00 deri në 15:00, ndërsa i njëjti orar do të vlejë edhe për objektin shëndetësor në GolLubovc, në Komunën e Zetës.

Qendra e Diagnostikës Laboratorike në objektin “Bllok V” do të punojë nga ora 07:00 deri në 21:00, ndërsa marrja e mostrave në shtëpitë e pacientëve do të zhvillohet sipas orarit të rregullt.

Edhe Njësia e Patronazhit do të punojë sipas orarit të zakonshëm.

Urdhëresat do të pranohen në objektin “Bllok V” nga ora 07:00 deri në 19:00, ndërsa terapia në shtëpitë e pacientëve, sipas rekomandimit të mjekut të zgjedhur, do të ofrohet çdo ditë gjatë të njëjtit interval kohor.

SHARE