Këshilli Nacional Serb i dërgoi letër Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në të cilën e informon se ata kanë filluar iniciativën për të anuluar vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe se lidhur me këtë kërkojnë mbajtjen e referendumit, për tu deklaruar mbi këtë çështje.
“Në përputhje me ndërlidhjen e përjetshme, të përkatësisë kombëtare dhe fetare të Malit të Zi dhe Serbisë, Këshilli Nacional Serb, e bënë këtë duke u stimuluar mbi të gjitha nga vullneti i shumicës së qytetarëve të Malit të Zi, e cila u konfirmua edhe nga deklarata pa mëdyshje e Kryeministrit të Malit të Zi (në Kosovë, në Sretenje, gjatë vitit 2018 se Qeveria ka bërë njohjen e të ashtuquajturit shtet të pavarur të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e 85 përqind të popullsisë së Malit të Zi. Nuk ka dëshmi më të mirë se ky vendim është i paligjshëm, dhe pa vullnet të popullsisë dhe se ky vendim është i dhunshëm dhe i udhëhequr nga intereset krejtësisht individuale dhe tërësisht jo shtetërore”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Këshillit Nacional Sërb Momçillo Vuksanoviq.
Ai shton se baza historike për anulimin e këtij vendimi qëndron në traditat më të thella të Malit të Zi.