Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet të synojë turizmin masiv, por atë cilësor, duke krijuar një ofertë ku “rendësi nuk kanë numrat por cilësia e numrave”.
Për kryeministrin Shqipëria duhet të kthehet në një destinacion i atyre turistëve jo të lartë në numër por që shpenzojnë, dhe jo e turizmit masiv që shpenzojnë më pak.
Në Konferencën për Sigurinë për Turizëm, Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet të rrezikojë të ofrojë cilësi të ulët në turizëm, pasi në të kundërt do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve.
„Ne nuk na duhet një Shqipëri si destinacion i turizmit masiv, nuk na duhet thjeshtë të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, pora na duhet një vend që ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe formulon një ofertë që nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rendisë por cilësia e numrave. Kjo do të thotë në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti, përcaktohet pastaj edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes. Duhet 1 milionë turistë më shumë që konsumojnë pak çdo ditë, apo të kesh 100 mijë më shumë por konsumojnë shumë çdo ditë”, tha Rama.
Kryeministri tha se vendi duhet të rrisë kualifikimet për punonjësit në fushën e turizmit, ndërsa shtoi se pagat në këtë sektor kanë arritur nivelet e atyre në Greqi.
Lidhur me ambicien për të pritur 20 milionë turistë, kryeministri tha se sipas projeksioneve kjo do të ndodhë para vitit 2030.