MARKOVIQ: MALI I ZI PO MENAXHON SITUATËN E KORONAVIRUSIT

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq u tha sot qytetarëve malazez se falë përpjekjeve të tyre dhe veprimit dhe sakrificës komplekse, vendi ynë po menaxhon situatën e koronavirusit, por që ditët më të vështira nuk kanë ardhur akoma, dhe për këtë arsye kërkon disiplinim të fortë dhe respektimin e urdhrave dhe rekomandimeve të Trupit Kordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

“Shifrat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik janë një kujtesë se ne kemi arritur tashmë një numër të lartë afër 90 rasteve të konfirmuara. Megjithëse Mali i Zi aktualisht po menaxhon situatën, është e qartë se ne po përballemi me sfida të mëdha. Në javët në vazhdim – duhet të veprojmë edhe më vendosmërisht, madje edhe më mirë dhe madje edhe më fuqishëm. Institucionet punojnë shumë të përkushtuar dhe të organizuar, sistemi shëndetësor po përgatitet për një betejë thelbësore për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë. Por e gjithë kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, nëse ne nuk do të vazhdojmë të respektojmë urdhërat dhe rekomandimet e Trupit Koordinues Kombëtar,” tha Kryeministri.

Kryeministri Dushko Markoviq tha se ne do t’i trajtojmë të sëmurët, por se epidemia duhet të ndalohet, dhe se përgjegjësia e qytetarëve është e nevojshme.

“Ngjarjet në Tuz, me transmetimin e shpejtë dhe progresiv të virusit nga vetëm një i infektuar fillimisht, konfirmuan vlefshmërinë e vendimeve për domosdoshmërinë e izolimit dhe karantinës. Shfrytëzoj rastin të përshëndes edhe një herë gatishmërinë e qytetarëve të Tuzit për të ndjekur vendimet e autoriteteve shtetërore. Ka 620 mijë banorë në Mal të Zi. Ne duam që të jemi më shumë, jo më pak, dhe kjo është arsyeja pse Qeveria tenton vazhdimisht që të gjitha urdhërat dhe masat të zbatohen në mënyrë që të mos rrezikojmë të drejtën për një jetë të shëndetshme dhe të ardhmen e qytetarëve tanë. Shanset tona për të mposhtur koronavirusin dhe për të dalë nga një pandemi globale me sa më pak pasoja të jetë e mundur varet sa nga ju, po aq edhe nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe pajisjet e tij. Kjo është arsyeja pse nuk ka arbitrim për atë që ne mund dhe nuk mund të bëjmë, dhe nëse zakonet dhe traditat, qoftë laike apo fetare, janë mbi të drejtën për jetën dhe shëndetin e kombit,” tha Kryeministri Markoviq.

Në fund të fjalës të tij, Kryeministri i Malit të Zi tha se pothuajse e gjithë bota, madje edhe ekspertët publik, vlerësojnë se si Mali i Zi ka reaguar dhe si i reziston këtij kërcënimi global.


“Ne kemi sukses vetëm sepse jemi bashkuar, duke pasur parasysh mundësinë e potencialit tonë individual dhe profesional, duke e bërë empatinë politikën e vetme që ka rëndësi tani. Kjo është një kohë për të gjitha vlerat tona, për një njeri të thjeshtë, të sakrifikuar dhe të denjë. Një njeri që punon për të mirën e tij dhe të mirën e vendit të tij. Le të vazhdojmë me forcë dhe pa diskutim për shëndetin dhe jetën e të dashurve tanë, deri në fitoren e plotë. Se Mali i Zi është i përjetshëm ”- përfundoi Kryeministri Dushko Markoviq.


 

SHARE