KRIVOKAPIQ: DORËHEQJE NËSE BUXHETI NUK REALIZOHET

Nëse buxheti i propozuar për vitin 2022 nuk rezulton i qëndrueshëm deri në qershor, qeveria do të japë dorëheqjen, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi.  Ai po ashtu shtoi se nuk e sheh arsye pse Qeveria nuk do t’i mbijetojë janarit. Kryeministri garantoi se më 1 shkurt paga minimale të jetë 450 euro, ndërsa paga mesatare 700 euro, nëse miratohet Buxheti i propozuar nga Qeveria. “Nëse miratohet Buxheti siç e propozuam, e jo i përshtatur  sipas pëlqimeve të dikujt, Qeveria do të japë dorëheqjen në qershor nëse nuk arrin të realizohet, sepse deri atëherë do të shihet nëse është i qëndrueshëm”, tha Krivokapiq. Ai theksoi se Qeveria ka bërë një buxhet shumë analitik, me një deficit prej 3.8 për qind, i cili garanton rritje ekonomike mbi gjashtë për qind, për të siguruar programet “Evropa tani” dhe Mali i Zi menjëherë.”

SHARE