Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë

Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë, ëmbëlsira përfekte për ditën e sotme.

Përbërësit

  • 1 petë sfoliate
  • 2 mollë
  • 30 gr rrush i thatë
  • 30 gr arra
  • 30 gr bajame
  • 1 limon
  • 3 lugë reçel ftoi
  • 1 vezë (e verdha)
  • 1 lugë sheqer
  • Kanellë.

Udhëzimet

  1. Në një enë hidhni dy kokrrat e mollëve të prera hollë.
  2. Njomini me lëngun e limonit dhe i hidhni sheqerin përsipër.
  3. Ndërkohë zbutni rrushin e thatë në pak ujë të vakët.
  4. Kullojeni dhe bashkojeni me arrat dhe bajamet e grira.
  5. Pastaj shtoni reçelin e ftoit.
  6. Pasi përzieni të gjithë përbërësit shtoni pak kanellë dhe përzierjen e hidheni mbi petën sfoliate.
  7. Mblidheni petën role dhe përpara se ta fusni në furrë e lyejeni me të verdhën e vezës.
  8. Lereni në furrën me temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta.
  9. Strudeli është gati për t’u shërbyer.
  10. Ju bëftë mir!
SHARE