GJUKANOVIQ: MALI I ZI ËSHTË DUKE U “KALBUR INSTITUCIONALISHT”, ZGJEDHJET E REJA DUHET TË MBAHEN URGJENTISHT

Mali i Zi është duke u “kalbur institucionalisht”, zgjedhjet e reja duhet të mbahen urgjentisht, tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Ai fillimisht rikujtoi se Qeveria është në një mandat teknik, pa besimin e shumicës së deputetëve dhe presidenti është në muajt e fundit të mandatit gjersa gjyqësori po funksionon me ushtrues detyre. “Kjo është një kalbje institucionale: qeveria ka humbur legjitimitetin e saj, parlamenti ruan homogjenitetin e 41 deputetëve për një temë të revanshizmit ndaj qeverisë së mëparshme. Një vend i tillë nuk është në gjendje të organizohet seriozisht në reformat e legjislacionit zgjedhor. Integrimi evropian, besimi i investitorëve”, tha Gjukanoviq për BBC. Edhe pse zgjedhjet e rregullta presidenciale e presin Malin e Zi në pranverën e vitit 2023, Gjukanoviq beson se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen edhe më herët. “Besimi im është se nuk duhet të hezitojmë, se kemi humbur shumë kohë. Pamja financiare po përkeqësohet në mënyrë dramatike dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shpallen ditën e parë kur të jetë e mundur, në mënyrë që të mos lejojmë pasoja të rënda me të cilat do të duhet të përballet për të shumëfishuar më tej një qeveri shumë kompetente”, tha presidenti i Malit të Zi.

SHARE