Gjel deti i mbushur

Përbërësit

  • Gjel deti (diku tek 7 kg)
  • 50 gram gjalpë i shkrirë
  • ½ limon
  • Kripë, piper
  • Për mbushjen e gjelit të detit: 3 qepë të grira imët
  • 200 gram selino të grira hollë
  • Të brendshmet e gjelit
  • 100 gram arra
  • 100 gram rrush të thatë
  • 10 ullinj
  • 1 mollë jeshile e prerë në feta të holla
  • 2 feta bukë të thekura.

Udhëzimet

  1. Gjeli i detit duhet larë dhe pastruar mirë. Kini kujdes të lani mirë edhe të brendshmet e tij.
  2. Në një tigan skuqni qepën e grirë imët me pak vaj. Shtoni më pas edhe të brendshmet. I përzieni mirë.
  3. E hiqni nga zjarri dhe i shtoni më pas, mollën, ullinjtë, rrushin e thatë, arrat, selinonë dhe bukën e thekur të prerë në kubik të vegjël.
  4. I përzieni mirë dhe tani është koha të mbushni gjelin me të. Ngjesheni mirë.
  5. Në fund e lidhni gjelin me spango, tek pjesa e këmbëve.
  6. Tani e lyeni me gjalpë të gjithë sipërfaqen e tij.
  7. E vendosni në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet ngadalë përreth 2 orë, megjithëse kjo është relative varësisht furrës.
  8. Ju bëftë mirë!
SHARE